Kjo komunë do të shkojë drejt balotazhit.
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ekrem Hyseni arriti të mbledhë 44.30% të votave, kurse kandidati i VV-së, Shpejtim Bulliqi mori 44.0%.
Deri tani Komisioni Qendror Zgjedhor ka numëruar 99.05% të votave, transmeton lajmi.net.
Ajo që është interesante padyshim është rezultati i kandidatit të AAK-së, Besnik Tahiri.
Tahiri i cili thuajse gjithë jetën jetoi në Prishtinë, vendosi që të kandidojë për Podujevën, por që nuk mori hiç më shumë se 3.98% të votave.
Tahiri siç duket kishte harruar se banorët e kësaj ane e dinë se sa i njoftuar është ai për problemet dhe nevojat që kanë ata gjatë jetesës në këtë vend.