16 shqiptarë janë kapur nga policia holandeze në një jaht. Mediat lokale bëjnë me dije se krahas tyre janë kapur edhe dy persona me origjinë nga Ukraina që bësohet se ishin drejtuesit e jahtit, i cili do të vijonte lundrimin për në Angli.
Të dy ata do të akuzohen për trafik të qënieve njerëzore.
Emrat e shqiptarëve të cilët janë ndaluar ende nuk janë bërë të ditur.
Kjo është metodë tjetër e përdorur nga shqiptarët për të mbërritur në ‘tokën e ëndrrave’, pasi më parë përdornin kamionin.
Nuk bëhet e ditur se nga ishin nisur shqiptarët, ndërsa destinacioni i tyre ishte Britania e Madhe.