Këto dy kombëtare janë përballur sot në kuadër të kualifikimeve të Kupës së Botës.
Ndeshja mes Kazakistanit dhe Ukrainës është mbyllur me rezultat 2-2.
Përballja nisi shumë më mirë për mysafirët që kaluan në epërsi në min e 2’ me golin e Roman Yeremchuk.
Në vazhdim të dyja skuadrat patën raste shënimi por pjesa e parë u mbyll 0-1.
Në pjesën e dytë Kazakistani ishte ekip më sulmuese dhe arriti të barazojë në min e 74’ përmes Ruslan Valiullin.
Ukraina ja doli të kalojë sërish në epërsi në min e 90+3’ me realizator Danylo Sikan.
Megjithatë vendasit nuk o dorëzuan dhe barazuan sërish në min e 90+6’ me Valiullin që shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje dhe vendosi rezultatin përfundimtarë 2-2.
Pas kësaj ndeshje Ukraina ka 4 pikë dhe renditet e dyta në Grupin D, ndërsa Kazakistani ka 2 pikë në pozitën e katërt.