Gjithçka që ju duhet për të luftuar vapën këtë verë.
Nuk ka asgjë më të mirë për t’u detoksifikuar këtë verë se sa ky çaj i ftohtë
Çaj i ftohtë me mente, pija freskuese dhe detoksifikuese e verës me aromë balsamike dhe të këndshme, ideal për të luftuar shumë shqetësime të vogla.
Përbërësit
800-1000 ml ujë natyral
60 gjethe mente të freskëta (ose 4 lugë gjelle të thata)
Ëmbëlsues sipas dëshirës (opsionale)
Limon në feta ose lëng
Kuba akulli
Si përgatitet çaji me mente
Hapat për të përgatitur një çaj të ftohtë me mente janë këto:
Vendosni ujin në një tenxhere
Lëreni të nxehet deri në temperaturën 85-95 gradë Celsius
Fikni zjarrin dhe shtoni gjethet e mentes
Lëreni në infuzion për 5 minuta
Kullojeni dhe lëreni të ftohet
Shtoni një kub akulli sipas dëshirës
Mund ta ëmblësoni me mjaltë, limon, sheqer, stevja ose të shtoni lëng limoni ose feta.
Benefitet
Mentja ka një veprim të veçantë digestiv dhe qetësues. Ndihmon për të eliminuar ajrin e tepërt nga stomaku dhe zorrët, duke çliruar aparatin tretës.
Gjithashtu lufton dhimbjen e barkut, përmirëson përqëndrimin dhe ka një fekt shtendosës për sistemin nervor.
Për shkak se përmban teinë, në rast se jeni shtatzënë ose ushqeni fëmijën me gji, limitojeni konsumin e tij deri në dy gota në ditë.