Ish-zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli thotë se një vit më parë, jeta e tij dhe pjesëtarëve të ekipit të tij u rrezikua nga Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla. Kujton se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti nuk kishte lejuar uljen e avionit të tij në Prishtinë, pavarësisht se ai kishte dëshmi nga Zvicra që tregonin se nuk ishte i sëmurë me Covid-19.
Deputeti Pacolli nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook, ka kujtuar këtë ngjarje, duke akuzuar qeverinë Kurti 2 se tani nuk po respekton masat kundër Covid-19. Thotë se në organizimin e “Darkës së Lamës” nuk u respektua asnjë nga masat që janë aktualisht në fuqi.
“Nga fotografitë e publikuara nga z. Petrit Kllokoqi për “Darkën e Lames” shohim si nuk rrespektohën masat nga përfaqësuesit më të lartë të shtetit. Shëmbull i mirë!!!!!.”, shkroi Pacolli në Facebook,
“M’u kujtua dita kur Qeveria Kurti 1 më anuloi lejen e uljes në Prishtinë, ndërsa donim të aterojmë ( e më shumë peripeci, nga avioni, arritëm të devijojmë për në Tiranë ). Me këtë veprim unë dhe ekipi im rrezikuam shumë. Për të mos përmendur të gjitha kërcënimet me arrestim (përfshirë konferencat për shtyp) edhe pse kisha dy teste zvicerane që vërtetonin gjendjën pa Covid”, shtoi ai,
“Nuk harrohët momenti kur rrezikonim jeten per teket Kurtit e Sveqlës!!!!”, tha Pacolli.