Interi ka siguruar tri pikë të tjera në Serie A, pasi e mundi 2-0 Spezian, derisa Roma u mund 1-0 nga Bologna.
Interi s’di të ndalet.
Të besuarit e Simone Inzaghit kanë siguruar tri pikë të tjera në Serie A.
Inter e mundi në shtëpi 2-0 Spezian.
Roberto Gagliardini në pjesën e parë dhe Lautaro Maretinez në atë të dytë shënuan për fitoren e vendasve.
Inter ka shkuar në kuotën e 34 pikëve tani, dy më shumë se Milani që pas pak luan në udhëtim te Genoa.
Bologna 1-0 Roma
Në xhiron e 15 në Serie A Bologna e ka shokuar Romën.
Vendasit e mundën skuadrën e Jose Mourinhos me rezultatin minimal, 1-0.Rrealizoi mesfushori 22-vjeçar, Mattias Svanberg.
Roma u mundua në pjesën e dytë të bëjë diçka më shumë, por ishte e pamundur për të arritur te goli, duke gabuar kështu pas dy fitoreve të njëpasnjëshme.