Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaNuk e durojnë mbylljen: Për 11 orë, mbi 5 mijë qytetarë nga...

Nuk e durojnë mbylljen: Për 11 orë, mbi 5 mijë qytetarë nga Kosova shkuan në Shqipëri

Ditë më parë Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti mori vendim për masa të reja antiCOVID-19, ku ndër masat ishte edhe mbyllja totale e gastronomisë dhe qendrave tregtare.

Madje u vendos edhe “ora policore”, duke kufizuar kështu lëvizjen nga ora 22:00, deri në 05:00 të mëngjesit.

Por masë ndaluese nuk është vendosur për personat që udhëtojnë në drejtim të Shqipërisë.

Meqenëse nuk ka masa ndaluese, qytetarë të shumtë nga Kosova ia kanë mësyrë Shqipërisë që nga mbrëmja e së enjtes.

Që nga mbrëmë, në ora 00:00 deri sot në ora 11:00, 5 mijë e 498 qytetarë nga Kosova kanë kaluar hyrë në Shqipëri përmes pikës kufitare Vërmicë dhe Morinë.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ndërsa që nga e mërkura edhe kur hyrën në fuqi masat e reja antiCOVID-19, 1 mijë e 475 persona nga Kosova kanë hyrë në Shqipëri.

“Po ua përcjellë të dhënat, numrin e personave që kanë kaluar kufirin, më 7,8 dhe 9 prill nga ora 00:00 deri në ora 11:00: Datë 07.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri ne ora 11:00, kanë dal nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morinë 1475 persona, datë 08.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri ne ora 11:00, kanë dal nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morinë 1845 persona, datë 09.04.2021 duke filluar nga ora 00:00 deri ne ora 11:00, kanë dal nga territori i Kosovës në drejtim të Shqipërisë përmes PKK Vërmicë dhe PKK Morinë 5498 persona”, tregoi Krasniqi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments