Monday, November 25, 2024
HomeBota“Nuk do na e merrni Kosovën” – Eurodeputetja gjermane sulmohet verbalisht nga...

“Nuk do na e merrni Kosovën” – Eurodeputetja gjermane sulmohet verbalisht nga militantët e Vuçiqit

Eurodeputetja gjermane, Viola von Cramon, ka kaluar momente aspak të këndshme sot në Serbi.

 

Gjatë një vizite në Loznicë dhe Gornji Nedeljice, ajo është sulmuar verbalisht nga mbështetësit e presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

Mbështetësit e partisë së Vuçiqit u mblodhën në vendin ku ajo po mbante takim, iu afruan asaj dhe filluan të bërtasin “Kosova është zemra e Serbisë”, si dhe “Nuk do të na e merrni Kosovën”.

Mirëpo Von Cramon nuk u duk e frikësuar nga kjo situatë. Ajo i pyeti ata në anglisht nëse donin të bisedonin diçka me të, por që të njëjtit iu përgjigjën duke i thënë “jo me ty, këtu flitet serbisht dhe ju e keni shitur Kosovën”.

Videon nga ky ‘incident’ mund ta shihni duke klikuar: KËTU.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments