Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaNPB i quan të pavërteta dhe shantazhuese deklaratat e ministrit Aliu: S’ka...

NPB i quan të pavërteta dhe shantazhuese deklaratat e ministrit Aliu: S’ka shkelje ligjore

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, kërkoi hetim për Ndërmarrjen Publike Banesore lidhur me rrënimin e objektit në Lakrishtë. Për këtë ka reaguar kjo ndërrmarrje duke i quajtur deklaratat e ministrit Aliu si të pavërteta dhe shantazhuese.

Kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Banesore, Hajdar Hoxha, gjatë një konference për medie tha se NPB-ja nuk ka bërë me shkelje ligjore.

“Reagojmë ndaj lajmeve të pavërteta, kërcënuese dhe shumë dashakeqe të ministrit Liburn Aliu. Ne ishim dëshmitar të një paraqitje joprofesionale, shantazhuese aspak tipike të një pozite qe mban ai. Liburn Aliu vet e theksoi qe nuk kemi të bëjmë me një shkelje ligjore në projektin në fjalë andaj nuk ka qenë nevoja të shpif”, tha ai.

Tutje, Hoxha tha se të gjitha ministritë po përpiqen vazhdimisht që të dëmtojnë reputacionin e kësaj ndërmarrje publike.

“Ka disa ministri dhe jo vetëm kjo, që në saje të qeverisë së Kosovës po bëjnë përpjekje që të dëmtojnë reputacionin dhe interesin e ndërmarrjes publike banesore përmes sulmeve të njëpasnjëshme. Me këto sulme kjo Qeveri po tenton të dëmtoj imazhin e ndërmarrjes tonë”.

Ai thotë se nga ky projekt do katërfishoheshin të hyrat e ndërmarrjes dhe se me këtë projekt të hyrat do shkonin deri në 120 milionë euro.

“Nuk i di arsyet se pse janë gjithë këto sulme, dhe ndalja e këtij projekti, i cili do realizohet për tri vite duke katërfishuar të hyrët e ndërmarrjes, dhe me këtë projekt shkon 120 milionë”.

“Kërkoj nga këto ministri që t’i ndalin sulmet mbi ndërmarrjen publike banesore, dhe i kuptoj fushatat politike por qe ne jemi të pavarur”, përfundoi ai.

Hoxha tha se do marrin çdo veprim të mundshëm për të mos ndalur punimet e këtij projekti.

“Kam bërë kallëzim penal dhe edhe ndaj ministrit Aliu do ngritëm nëse shohim që ka nevojë, sepse e rëndësishme për ne është që të mos ndërkrehen punimet”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments