Saturday, November 23, 2024
HomeSportNovak Djokovic: S’jam kundër vaksinës, por do t’i flijoj trofetë nëse më...

Novak Djokovic: S’jam kundër vaksinës, por do t’i flijoj trofetë nëse më kërkohet të vaksinohem

Novak Djokovic thotë se më parë do të mungojë në turnetë më të mëdhenj të tenisit, siç janë grand slamet, sesa ta marrë vaksinën kundër koronavirusit.

Në intervistën e tij të parë që prej se u dëbua nga Australia për shkak të qëndrimit të tij ndaj vaksinës, tenisti serb e bëri të qartë se nuk do të vaksinohet edhe nëse i duhet ta paguajë çmimin e mungesës në French Open dhe Wimbledon këtë vit, raporton Gazeta Express.

Djokovici tha të martën për BBC se nuk është kundër vaksinës në përgjithësi, por se beson se njerëzit kanë të drejtë të zgjedhin nëse duan të vaksinohen apo jo.

I pyetur nëse do të mungonte në Wimbledon dhe French Open, dy prej katër grand slameve vjetor, serbi u përgjigj: “Ky është çmimi që jam i gatshëm ta paguaj”.

“Parimet e marres së vendimeve për trupin tim janë më të rëndësishme se çdo trofe apo çdo gjë tjetër. Po mundohem ta kuptoj trupin tim sa më shumë që mundem”, tha 34-vjeçari.

“Kurrë nuk kam qenë kundër vaksinimit. E kuptoj që, në gjithë botën, të gjithë po mundohen të bëjnë përpjekje të mëdha për ta përballuar këtë virus dhe për t’i dhënë fund këtij virusi, shpresojmë, së shpejti”.

Djokovici ishte ndaluar kur kishte mbërritur në Aeroportin e Melbourne në fillim të janarit, para një betejë ligjore të mbaronte me dëbimin e tij nga vendi në prag të fillimit të grand slamit Australian Open.

Djokovici u dëbua përfundimisht pasi ministri i Emigracionit i Australisë, Alex Hawke, e ushtroi të drejtën ministrore për t’ia anuluar vizën numrit një të botës.

Ai vlerësoi se Djokovici, nëse do t’i lejohej qëndrimi në Australi, do të mundë ta forconte mendimin kundër vaksinimit dhe do të shkaktonte trazirë qytetare në vend.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments