Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaNostradamusit” të Vetëvendosjes i dështojnë parashikimet për zgjedhjet komunale

Nostradamusit” të Vetëvendosjes i dështojnë parashikimet për zgjedhjet komunale

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, përpara zgjedhjeve lokale, pati parashikuar që subjekti që ai përfaqëson do t’i fitojë 24 komuna.

 

Megjithatë, ky parashikim nuk përkon me realitetin e zgjedhjeve,.

Muja është marrë me sondazhe në të kaluarën dhe është parë si njeriu me saktësinë më të madhe në parashikimin e rezultateve zgjedhore.

Lëvizja Vetëvendosje në raundin e parë jo vetëm që nuk i fitoi 24 komuna, por kjo parti shkoi në balotazh në 12 prej tyre.

Në raundin e dytë, arriti t’i fitojë Shtimën, Gjilanin, Kamenicën dhe Podujevën.

Garën kjo parti e hupi në dy komuna të mëdha, gjegjësisht atë të Prishtinës. Të parën ia mori LDK-ja me Përparim Ramën, ndërsa të dytën PDK-ja me Shaqir Totajn.

Muja në atë kohë u pati shprehur i bindur se Prishtina, Podujeva, Peja, Prizreni, Gjilani, Mitrovica, Gjakova, Fushë Kosova, Ferizaj, Lipjani, Vitia, Obiliqi, Vushtrria, Kamenica, Istogu, Klina dhe Suhareka, Prishtina, Podujevë, Pejë, Prizren, Gjilan, Mitrovicë, Gjakovë, Fushë Kosovë, Ferizaj, Lipjan, Viti, Obiliq, Vushtrri, Kamenicë, Istog, Klinë e Suharekë.

Nga të gjitha komunat e sipërpërmendura, VV arriti të marrë Gjilanin, Shtimën Kamenicën dhe Podujevën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments