Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se është sot Kosova ka pranuar një transaksion prej 50 milionë eurove nga Komisioni Evropian.
Murati ka shkruar në Facebook se kjo është bërë në kuadër të marrëveshjes së huamarrjes për Asistencë Mikro-Financiare.
“Pas plotësimit të të gjitha parakushteve, sot kemi pranuar transhin e dytë prej 50 milionë eurove nga Komisioni Evropian, në kuadër të marrëveshjes së huamarrjes për Asistencë Makro-Financiare”, ka shkruar Murati.
Murati thotë se këto mjete financiare do të ndihmojnë në luftimin e pandemisë dhe rimëkëmbjen ekonomike.
“Këto mjete do të na ndihmojnë në luftën ndaj pandemisë dhe për një rimëkëmbje ekonomike të shpejtë e të qëndrueshme”, ka shkruar Murati.