Saturday, November 23, 2024
HomeSportNjihuni me Verona Alilin, shqiptaren e cila i dizajnoi fanelat speciale të...

Njihuni me Verona Alilin, shqiptaren e cila i dizajnoi fanelat speciale të Arsenalit në Kupën FA

Arsenali luajti në fundjavë në ndeshjen e raundit të tretë të Kupës FA si mysafir i Nottingham Forestit, në të cilën “Gunners” u eleminuan nga kompeticioni pas humbjes 1-0.

 

Londinezët sidoqoftë në atë sfidë luajtën me fanela të veçanta, që nuk kishin luajtur më parë.

Topçinjtë’ vendosën që të krijojnë një veshje me ngjyrë krejtësisht të bardhë të fanelave, duke e hequr të kuqen. Kjo u bë si një nismë në partneritet me Adidas, për të trajtuar krimin me thikë dhe dhunën e të rinjve.

E prapa këtij dizajni të veçantë të fanelave qëndron një vajzë shqiptare që tashmë ka pushtuar mediat angleze, duke u vlerësuar jashtë mase për kontributin e saj në këto veshje.

Shqiptarja, Verona Alili, ishte njëra nga dizajneret e famshme që bëri jehonë në Angli me dizajnin e fanelave të veçanta të Arsenalit.

 

Në një prononcim për lajmi.net, e pyetur se si ajo arriti deri këtu ajo u shpreh se Arsenali dhe Adidas projektuan fanelën e bardhë, dhe e kontaktuan atë duke i thënë se do të donin që ajo të hartonte programin e tyre të ditës së ndeshjes për ndeshjen e tyre kundër Burnley-t më 23 janar.

 

Verona ka theksuar se ajo dhe Arsenali janë duke u fokusuar kryesisht në ndërtesa dhe arkitekturë.

Në fakt, Verona kishte shkuar në Londër për të studiuar në kurs të shkencave sportive, megjithatë talenti i saj rreth artit u vërejt nga mësimëdhënësit e atij kursi që i’a dhanë idenë për të menduar diçka më ndryshe, siç ishte arti dhe dizajni.

Në ndeshjen mes Arsenalit dhe Burnelyt të zhvilluar më 23 janar, Verona do të dalë në fushë për të folur rreth dizajnit të saj të krijuar për ditën e ndeshjes.

Verona për lajmi.net thekson se ajo shpreson se do të vazhdojë të punoj me Arsenalin në projektet e ardhshme rreth artit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments