Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaNjësitë Speciale jashtë shtëpisë së Kurtit, pas kërcënimit

Njësitë Speciale jashtë shtëpisë së Kurtit, pas kërcënimit

Pjesëtarë të shumtë të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në kuadër të Policisë së Kosovës janë vendosur sonte te shtëpia e kryeministrit të vendit, Albin Kurti.

 

Kjo është bërë në kuadër të rritjes së masave të sigurisë për Kurtin, pasi që ky i njëjti është kërcënuar.

Kjo madje është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, tha ai.

Pavarësisht kësaj, nga Policia e Kosovës kanë vendosur të mos deklarohen lidhur me këtë çështje.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments