Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaNjëri nga të arrestuarit për dhunimin e 23-vjeçares në Pejë është babai...

Njëri nga të arrestuarit për dhunimin e 23-vjeçares në Pejë është babai i Veton Berishës

Shaban Berisha është një nga dy emrat e personave të arrestuar sot për rastin e dhunimit të një 22-vjeçare, shtetase e Shqipërisë, me probleme mendore.Një vajzë 23 vjeçare, shtetase e Shqipërisë me probleme mendore dyshohet se u dhunua dje në Pejë. Për këtë, janë arrestuar dy persona.

Gazeta Insajderi ka mësuar se të arrestuarit janë Shaban Berisha dhe Ismet Gogaj.

Insajderi po ashtu mëson se Shaban Berisha është babai ish-deputetit egjiptas Veton Berisha.

Arrestimin e tyre e ka konfirmuar Shkodran Nikqi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.

Lidhur me rastin ka folur eksklzuivisht për Sinjalin edhe vetë ish-deputeti Berisha, i cili tha se nuk ka ende informacione se çfarë ka ndodhur dhe s’ka pasur kontakt me babanë e tij sot.

Jam duke ardhë rrugës, për qatë rastin që po flitet. Nuk kam qasje kontakt te baba hala, jam rrugës t’u shku. Nuk e di. Jam t’u shku, edhe pa shku me vërtetu nuk e di. Ju betohem që asnjë informacion nuk e kam. Kam qenë në Zvicër në udhëtim zyrtar, parmbramë jam kthy, mbramë kam folë me to [babanë], ka qenë gjithçka në rregull. Jam t’u u ni tepër keq, iu lus për mirëkuptim se nuk e di çka ka ndodhë”, tha Berisha.Përpos Shaban Berishës, në pranga ka rënë dhe Ismet Gogaj, pasi dyshohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale të dhunimit, duke keqpërdorur seksualisht 23-vjeçaren, e cila fillimisht ishte raportuar e zhdukur.

Po ashtu, është siguruar edhe vendi ku dyshohet se ka ndodhur rasti.

Gogaj dhe Berisha janë shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe ndaj tyre pritet të merren masa ligjore.

Ndryshe, rasti i rëndë u zbulua pasi motra e viktimës erdhi në Kosovë për ta kërkuar atë dhe si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore, vajza u gjet në Pejë.

Pasi vajza u gjet, gjendja e saj nuk ishte e mirë dhe e njëjta u dërgua për ekzaminimet e nevojshme, teksa njësitet policore u vënë menjëherë në lëvizje për të zbuluar se kush janë personat e dyshuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments