Ylli me përvojë mbërriti në PSG verën e kaluar si lojtar i lirë nga Real Madridi, pas së cilës nënshkroi një kontratë dyvjeçare. Megjithatë, mediat vendase thonë se marrëveshja mund të ndërpritet një vit para skadimit.
Hera e fundit që spanjolli ishte në fushë, ishte më 23 janar, gjë që tregon se karriera e tij te PSG nuk ka shkuar si duhet.
Lëndimet e shumta janë arsyeja pse presidenti i Real Madridit, Florentino Perez refuzoi t’i ofrojë Ramos një kontratë të re shumëvjeçare