Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarit A.B.., për veprën penale kultivimi i bimës së hashashit, shkures së kokainës ose bimëve të kanabisit.
Gjykata njofton se “me datë 24 qershor 2019, në Prizren, në shtëpinë e tij familjare, pa autorizim kultivon bimë me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave prikotrope, dhe atë dy substanca narkotike të llojit kanabis Cativa, ku njëra bimë me gjatësi 118 Cm, kurse tjera me gjatësi prej 0.52 Cm, të cilat bimë i pandehuri i kultivon në vazo në oborrin e shtëpisë së tij, e të cilat janë gjetur ditën kritike nga patrolla policore e cila ishte për kontroll, për një rast të lajmëruar për dhunë në familje. Kësodore ka kryer veprën penale kultivimi i bimës së hashashit, shkures së kokainës ose bimëve të kanabisit nga neni 272 par. 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.
“Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarin e GJYKON: Dënim me BURGIM në kohëzgjatje prej një (1) viti, Gjykata krahas dënimit kryesor i shqipton edhe DËNIM PLOTËSUES dhe atë: marrjen – konfiskimin e dy bimëve – substancave narkotike të llojit kanabis“, thuhet tutje në njoftim.
Kundër këtij Aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.