Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeNjë skenë komike në asamblenë e OKB-së: Ambasadori serb Marko Gjuriq, u...

Një skenë komike në asamblenë e OKB-së: Ambasadori serb Marko Gjuriq, u hodh pasi kuptoi se po filmohej

Pas fjalimit të djeshëm të presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Kombet e Bashkuara, rrjetet sociale janë vërshuar nga një video e ambasadorit serb në Uashington, Marko Gjuriq.

Pasi Vuçiq përfundoi fjalimin e tij, Gjuriq spontanisht filloi të duartrokiste, por më pas u ngrit shpejt kur vuri re se po regjistrohej nga kamera.

Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Vuçiq vuri në dukje se 15 vjet më parë, vendet perëndimore “shkelën brutalisht Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së” duke bombarduar territorin e atëherë Jugosllavisë dhe se sot ata bëjnë thirrje për rëndësinë të ruajtjes së integritetit territorial, duke aluduar për Ukrainën dhe mbështetjen që ajo ka në komunitetin ndërkombëtar.

Vuçiq beson se 19 vende kanë kryer agresion ndaj Serbisë dhe se të gjitha sot flasin për integritetin territorial të Ukrainës.

Ai shtoi se Serbia do të vazhdojë të mbështesë integritetin territorial të atij vendi sepse nuk i ndryshon parimet e saj “pavarësisht miqësisë shekullore me Rusinë”, si dhe se mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e të gjitha anëtarëve të OKB-së. Megjithatë, ajo refuzon t’i bashkohet sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë.

Pas fjalimit të Vuçiqit, kamera është fokusuar tek delegacioni serb, ku ishin shefi i diplomacisë Ivica Daçiq dhe ambasadori serb në Uashington, Marko Gjuriq.

Gjuriq e duartrokiti Vuçiqin, por kur pa se kamera po e regjistronte, por ai ishte ulur, jo në këmbë, papritur u hodh.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments