Një shtetas kanadez është akuzuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës së realizonte video propagandistike për grupin Shteti Islamik (ISIS).
Personi në fjalë është i lindur në Arabinë Saudite dhe quhet Mohammed Khalifa, ai ishte kapur nga policia kurde në Siri në vitin 2019 dhe i ishte dorëzuar tek FBI.
Prokurorët deklaruan se 38 vjeçari zëri i tij dëgjohej në disa video që i kishte ISIS. Po ashtu thuhet se se i dyshuari ishte luftëtar në ISIS para se të përkthente dhe të realizonte narracionin e videove për ISIS.
Javën e ardhshme, ai do të dal para një gjykate në SHBA nën akuzën ” mbështetje materiale për një organizatë apo grup terrorist”.
Në një intervistë për një gazetë, Khalifa ka deklaruar se ai ishte në një pozitë të ulët të luftëtarëve në ISIS dhe se ai nuk ishte pjesëmarrës në videot që janë realizuar duke shtuar se vetëm e kishte lexuar dhe përkthyer ecurinë e ngjarjes.
Khalifa u largua nga Kanadaja në vitin 2013 për t’u bashkuar me IS -in në Siri, shkruan BBC.