Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeMINT i quan shpifje audio-incizimet e publikuara, paralajmëron padi

MINT i quan shpifje audio-incizimet e publikuara, paralajmëron padi

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka reaguar pas audio-incizimeve të publikuara në media, që kanë të bëjnë me keqpërdorime të pretenduara me rezervat shtetërore të grurit dhe vajit.

Në një sqarim për opinion, MINT thotë se “thashethemet e përdorura në audio-incizimet e transmetuara janë tendencioze dhe të pavërteta, duke aluduar për keqpërdorim të Rezervës Shtetërore dhe duke i shërbyer një kauze politike me qëllim të dëmtimit të procesit më të ndjeshëm për mbrojtje dhe siguri shtetërore dhe më qëllim denigrimin e figurës së Ministres Rozeta Hajdari, uljen e reputacionit dhe imazhin publik të saj”.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njofton opinion publik se, të gjitha procedurat në lidhje me furnizimin me mallra për rezervë shtetërore janë zhvilluar dhe vazhdojnë të trajtohen bazuar në legjislacionin në fuqi, duke përfshirë Ligjin Për Rezervën Shtetërore të Republikës së Kosovës, Ligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikёs sё Kosovёs pёr vitin 2022, Ligjin për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar dhe Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr.01/65 të datës 26.02.2022”, thuhet në sqarimin e MINT.

Reklama

 

 

Sqarimi i plotë i MINT:

SHPIFJET NË DËM TË SIGURISË KOMBËTARE DO TË DENONCOHEN DHE PËRBALLEN ME DREJTËSINË

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, reagon lidhur me shpifjet dhe fyerjet e publikuara në një nga portalet mediatike, përmes përgjimeve të orkestruara dhe të transmetuara gjatë ditëve të fundit.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) sqaron opinionin publik se, thashethemet e përdorura në audio-incizimet e transmetuara janë tendencioze dhe të pavërteta, duke aluduar për keqpërdorim të Rezervës Shtetërore dhe duke i shërbyer një kauze politike me qëllim të dëmtimit të procesit më të ndjeshëm për mbrojtje dhe siguri shtetërore dhe më qëllim denigrimin e figurës së Ministres Rozeta Hajdari, uljen e reputacionit dhe imazhin publik të saj.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë njofton opinion publik se, të gjitha procedurat në lidhje me furnizimin me mallra për rezervë shtetërore janë zhvilluar dhe vazhdojnë të trajtohen bazuar në legjislacionin në fuqi, duke përfshirë Ligjin Për Rezervën Shtetërore të Republikës së Kosovës, Ligjin mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikёs sё Kosovёs pёr vitin 2022, Ligjin për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar dhe Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës nr.01/65 të datës 26.02.2022.

 

 

Në vitin 2021, MINT ka shpallur tri herë procedurat e prokurimit për të blerë një sasi të Rezervës Shtetërore, nga të cilat një procedurë e prokurimit ka përfunduar me sukses, ndërsa dy procedura të prokurimit kanë dështuar, për shkak të mos ofertimit nga operatorët ekonomik. 

Në tremujorin e parë të vitit 2022, furnizimi me mallra të Rezervës Shtetërore, bazike për jetën e qytetarëve, është trajtuar si çështje e sigurisë kombëtare, në kohën kur filloi lufta në Ukrainë dhe kur gjendja e furnizimit të Rezervës Shtetërore në vendin tonë gjendej në sasi më të vogël, të nevojshme për jetesën dhe mbrojtjen e popullsisë, në rast të ndonjë krize për furnizim.

Gjersa lufta në Ukrainë, solli ndërprerje të zinxhirëve të furnizimit dhe mungesë të mallrave bazike, për shkak të ndalesës së eksporteve nga shumë vende, rritjes së inflacionit global dhe çmimeve, Qeveria e Republikës së Kosovës, me kërkesë të MINT, rriti buxhetin për Rezervën Shtetërore dhe mori vendim për përjashtimin nga procedurat e prokurimit për furnizim me produkte të Rezervës Shtetërore të Mallrave, sipas legjislacionit të lartëpërmendur në fuqi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments