Policia bën të ditur se fillimisht është raportuar për një plagosje, ku posa njësitë policore kanë arritur në vendin e ngjarjes kanë kontaktuar me dëshmitarin (babanë e viktimës), i cili ka deklaruar se viktima ka kryer vetëvrasje.

“Prizren 07.09.2022 – 20:10. Fillimisht është raportuar për një plagosje, ku posa njësitë policore kanë arritur në vendin e ngjarjes kanë kontaktuar me dëshmitarin (babanë e viktimës) i cili ka deklaruar se viktima mashkull kosovar ka kryer vetëvrasje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Një ekipë e emergjencës thuhet se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe është sekuestruar një armë zjarri AK 47 me të cilën dyshohet se viktima ka kryer aktin”, thuhet më tej në raport.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet si “Vetëvrasje”.