Presidenti i AKR’së, Behgjet Pacolli, ka përmendur disa tipare të cilat konsiderojnë se ndikojnë në kualitetin e jetës.
Pacolli, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka vlerësuar se sinqeriteti dhe ndershmëria përcaktojnë kualitetin e njeriut dhe rrethit.
“Të punosh me ndershmëri,
Të thuash vetëm të vërtetën,
Të trajtosh gjithçka me dashuri,
Të jesh i qetë,
Të jesh dhe të krijosh një mjedis paqësor kudo dhe me këdo që je,
Të bësh gjënë e duhur pa dëmtuar askënd,
janë tipar njerëzor që ndikojnë në kualitetin e jetës tuaj dhe të tjerëve përreth jush”, ka shkruar ai.