Një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës, do të dërgohet në Shqipëri në një operacion humanitar me qëllim të dhënies së ndihmës në kërkim-shpëtim.
Vendimi i Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, pas kërkesës që ka ardhur nga Shqipëria, është miratuar nga Qeveria të enjten në një mbledhje të mbajtur në mënyrë elektronike.
“Miratuar vendimin e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e Kontingjentit të FSK-së në operacionin humanitar, sipas kërkesës së Republikës së Shqipërisë, me qëllim të dhënies së ndihmës në kërkim-shpëtim”, thuhet në komunikatë.