Wednesday, November 27, 2024
HomeBotaNjë guvernator pretendon se Ukraina ka goditur një depo nafte në Rusi

Një guvernator pretendon se Ukraina ka goditur një depo nafte në Rusi

Guvernatori rajonal, Vyacheslav Gladkov, ka thënë se dy helikopterë ushtarakë ukrainas kanë goditur një depo nafte më 1 prill, në qytetin rus, Belgorod, i cili gjendet rreth 25 kilometra në kufi me Ukrainën.

Nëse konfirmohet, ky do te ishte sulmi i parë i nisur nga Ukraina në tokën ruse, prej kur Moska ka nisur pushtimin e këtij shteti fqinj më 24 shkurt.

Gladkov ka thënë në platformën Telegram se helikopterët kanë goditur objektin, pas kalimit të kufirit.

Sipas tij, dy punëtorë janë plagosur në sulmin e supozuar.

Megjithatë, kompania ruse e naftës, Rosneft, e cila ka në pronësi depon e naftës, ka thënë në një deklaratë ndaras se askush nuk është plagosur si pasojë e zjarrit.

Në deklaratë nuk janë dhënë informacione kush ka nisur zjarrin.

Në disa pamje, që thuhet se shpërfaqin sulmin, shihen ato që duken si raketa të cilat lëshohen, para shpërthimit.

Ministria ukrainase e Mbrojtjes nuk ka komentuar ende për këtë gjë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments