Një grup i fëmijëve të fshatit Isniq kanë vizituar sot Manastirin e Deçanit.
Lajmi është bërë i ditur nga llogaria zyrtare e Manastirit të Deçanit në Tëitter, duke deklaruar se trashëgimia kulturore dhe fetare duhet të bashkojë njerëzit.
“Një grup i fëmijëve shqiptarë të Kosovës, nga fshati fqinj, Isniq kanë vizituar Manastirin e Deçanit. Përkundër disa kufizimeve shkaku i pandemisë, manastiri ynë mbetet i hapur për të gjithë vizitorët. Trashëgimia kulturore dhe fetare duhet të bashkojë të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë”, thuhet në postimin e Manastirit të Deçanit.