Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaNjë grua lind fëmijë treneq në spitalin e Pejës

Një grua lind fëmijë treneq në spitalin e Pejës

Spitali i Pejës ka bërë të ditur se një nënë ka lindur treneq në këtë spital.

Sipas këtij spitali, gjendja e nënës dhe e foshnjeve është shumë e mirë.

Përndryshe, nga ky spital kanë treguar se gjatë 24 orëve të fundit në këtë spital janë kryer 556 vizita specialistike dhe mbi 4 mijë analiza.

Njoftimi i plotë:

Një Nënë ka lindur treneq në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Gjendja e Nënës dhe foshnjave të porsalindura është shumë e mirë.

Përndryshe puna gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë përmes shifrave më kryesore është:

– 556 Vizita Specialistike;

– 53 Pranime;

– 207 Pacientë aktualisht janë të hospitalizuar;

– 7 Lindje, 6 djem dhe 3 vajza;

– 11 Operacione;

– 35 Hemodializa;

– Analiza: 303 pacientë që kanë bërë 4,161 analiza;

-Shërbime Radiologjike: 83 Rëntgen, 45 Ultra zëra, 12 CT-ja dhe 8 Mamografi;

– 28 procedura fizioterapie;

– 3 pacientë po trajtohen me Covid-19, të 3 pacientët janë të pa vaksinuar dhe 1 nga këta pacientë është në Oksigjeno terapi.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments