Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive, ka lëshuar një komunikatë për shtyp sonte (e hënë) për ngjarjen e mbrëmshme në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, me ç’rast pati edhe të plagosur me thikë
“Këshilli Kombëtar për Parandalimin dhe Sanksionimin e Dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive, në takimin e mbajtur më datë 05.09.2022, ka shqyrtuar zhvillimet në ndeshjen e futbollit në mes KF Prishtina dhe KF Ballkani dhe pas analizimit, shpreh shqetësimin e tij”, thuhet ndër të tjera në këtë deklaratë.
Sipas tyre tashmë me këtë rast është duke u marrë Policia dhe Prokuroria e Kosovës.
“Ndërsa opinionin e njoftojmë se lidhur më ketë ngjarje, Policia dhe Prokuroria e Kosovës kanë filluar procedurat për identifikimin e hetimin e personave të përfshirë në dhunën e shfaqur, për të cilën janë parashikuar dënime të ashpra penale”, shkruan ky këshill.
“Këshilli do të mbetet i përkushtuar që çdo dukuri negative dhe shkelje të dispozitave ligjore do ta adresoj të organet kompetente për hetim dhe shqiptim të sanksioneve të parashikuara ligjore”. /GazetaExpress/