Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaNisin hetimet edhe ndaj një ministreje të Kurtit: Donika Gërvalla “nën llupën”...

Nisin hetimet edhe ndaj një ministreje të Kurtit: Donika Gërvalla “nën llupën” e Kundër Korrupsionit

Agjencia Kundër Korrupsionit është duke zhvilluar hetime në kuadër të punës të cilën e kryen.

Kjo u bë e ditur nga vetë drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj.

Buleshkaj njoftoi se institucioni të cilin ai e drejton ka dorëzuar tashmë kallëzimin penal ndaj ministres Hajdari, teksa theksoi se kallëzimi penal ka të bëjë me raportimin e rremë të pasurisë, të të ardhurave, ose detyrimit financiar.

“Ju njoftojmë se Agjencia kundër Korrupsionit (AKK), për zyrtarin në fjalë ka përcjell kallëzim penal në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit lidhur me veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare” nga neni 430 paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës”, deklaroi ai.

Por, Rozeta Hajdari nuk është e vetmja ministre e kabinetit të Albin Kurtit, e cila po hetohet.

Procedurë e hetimeve paraprake është duke u zhvilluar edhe ndaj ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Në një përgjigje të dhënë për lajmi.net, Agjencia Kundër Korrupsionit ka bërë të ditur se janë në zhvillim e sipër të procedurës së hetimeve paraprake të mbledhjes, hulumtimit dhe analizimit të dokumentacionit dhe informacioneve të tjera.

“Lidhur me rastin e adresuar, Agjencia kundër Korrupsionit është zhvillim e sipër të procedurës së hetimeve paraprake të mbledhjes, hulumtimit dhe analizimit të dokumentacionit dhe informacioneve të tjera, relevante për rastin”, u tha në përgjigjen e AKK-së për lajmi.net.

Përpos kësaj është thënë se Agjencia në asnjë rast nuk paragjykon rezultatin e hetimeve para se të kryhen të gjitha hetimet sipas legjislacionit në fuqi.

Kjo përgjigje e Agjencisë Kundër Korrupsionit erdhi në momentin kur janë pyetur se për çfarë saktësisht po hetohet ministrja.

Zëvendëskryeministrja e vendit, ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, po hetohet nga AKK për shkak se dyshohet nuk ka deklaruar të gjitha funksionet e saja.

Sipas raportimit të “BetimitpërDrejtësi”, Gërvalla nuk ka deklaruar se posedon biznes në Gjermani, nuk ka treguar se është drejtoreshë e një fondacioni në Kosovë dhe as nuk ka deklaruar pasurinë e burrit dhe fëmijëve të saj.

“Rrjedhimisht, Agjencia në asnjë rast nuk paragjykon rezultatin e hetimeve para se te kryhen të gjitha hetimet sipas legjislacionit në fuqi. Zhvillimi i hetimeve dhe kontrollit të pasurisë realizohet pa paragjykime etnike, gjinore, gjuhësore, fetare dhe të tjera të subjekteve deklaruese”, thuhet tutje në përgjigjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Duhet përkujtuar që Donika Gërvalla është njëra prej ministreve në kuadër të kabinetit qeveritar, por e cila është komentuar vazhdimisht.

Gërvalla shpesh herë ka qenë në kuadër të raportimeve për gabimet të cilat bëheshin në ministrinë të cilën ajo drejton.

Poashtu Gërvalla ishte e përfolur shumë edhe në kuadër të largimit dhe emërimit të emrave të rinj në diplomacinë e Kosovës.

E së fundi ministrja Donika Gërvalla u përmend edhe për largimin nga puna të 11 punonjësve të ministrisë të cilën ajo drejton.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments