Deputetët e Vetëvendosjes kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës menjëherë pas përfundimit të seancën plenare dhe fillimin e seancës së jashtëzakonshme.
Në seancën ë jashtëzakonshme ishte paraparë debat parlamentar në lidhje me nevojën për ngritjen e koeficientit të pagave.
Kjo seancë u injorua nga deputetët e VV-së, përveç tre deputetëve, Eman Rrahman, Visar Korenica dhe Gramoz Agusholli dhe deputetëve të pakicave që qëndruan në sallë.
Kjo nuk është hera e parë që deputetët e VV-së lëshojnë sallën, pasi që në seancën e javës së kaluar këta deputetë nuk morën pjesë në seancën për mbështjen financiare të Policisë së Kosovës.
Ndërsa deputetët e opozitës po vazhdojnë këtë seancë