Në gjashtë muaj Lulzim Basha ka arritur një rekord të paparë në çmontimin e partisë që drejton. Ai nuk ka humbur vetëm dy palë zgjedhjet e fundit (25 prill dhe lokalet e pjesshme), as vetëm ka përjashtuar Berishën, por ka bërë kundërshtarë plot 25 deputetë. Ndarja me Sali Berishën përpos atij vetë e divorcoi edhe nga 12 deputetë të tjerë: Luan Baçi; Luçiano Boçi; Oerd Bylykbashi; Belind Këllici; Sorina Koti; Bujar Leskaj; Flamur Noka; Edmond Spaho; Agron Shehaj; Tritan Shehu dhe Albana Vokshi, Isuf Çela. Afërsisht po kaq (13) i kanë dalë kundër edhe pas humbjes së 6 marsit (poshtë te theksuara me bold emrat e deputetëve që i kanë kërkuar largimin në mbledhjen e kryesisë).
Pra sot nga ata që u zgjodhën deputetë në 25 prill, në PD, kanë dalë nga rreshti dy grupime, ata që janë pro Berishës dhe kundër Bashës dhe të tjerët që i kanë kërkuar këtij të fundit dorëheqjen.
Nga e hëna e këtej është ravijëzuar rrethi i atyre që i kërkojnë largimin.
Në mbledhjen e kryesisë Ferdinand Xhaferri mësohet ti ketë thënë: “Jam me i vjetri dhe me eksperience, s’kam ambicie por përgjegjësi për PD. Berisha s’është zgjidhje dhe e ka mbyll me PD, por ti na ke fyer kur thua skam humbur asnjë garë. Duhet te largohesh si kryetar”.
I ashpër në mbledhje ka qenë edhe Dashnor Sula: “Cila është zgjidhja kryetar? Se kështu mund të na thuash përsëri. Si i jep zgjidhje? Ke përgjegjësi ti dhe ne. Nuk na beson me asnjë kështu” – ka pyetur ai.
Ndërsa Helidon Bushati ia ka plasur në sy: “Duhet zgjedhje përtej egove tona, duhet të ikësh.
Më parë Tomorr Alizoti ka kërkuar largimin e menjëhershëm të Lulzim Bashës nga drejtimi i Partisë Demokratike, pas rezultateve zhgënjyese të 6 marsit. I ftuar në “Radari Informativ” në ABC, Alizoti i quajti absurde justifikimet e Bashës për të mos u larguar nga PD.
“U shokova kur dëgjova që tha nuk ka humbur asnjë garë, kjo kalon në kufijtë e çmendurisë. Partia e tij ka dalë e treta. PD historikisht e ka rrezikuar mazhorancën. Unë mendoj se nuk duhet të kalojë asnjë minutë, Basha duhet të tërhiqet’, – tha Alizoti.
Edhe i sapongrituri në rolin e nënkryetarit nga Basha, Agron Gjekmarkaj ka goditur fort duke dhënë personalisht dorëheqjen.
“Në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, Partia Demokratike pësoi një humbje tronditëse duke tejkaluar çdo parashikim ogurzi.
Përtej çdo rrethane kundër nesh, sado të dukshme e turpëruese, ne nuk mund të akuzojmë askënd pos vetes. Çdo justifikim është i papranueshëm! Unë, prej dy muajsh jam njëri prej katër Nënkryetarëve të PD-së dhe jam i gatshëm të mbaj përgjegjësinë time.
Nuk do t’i shmangem asaj për asnjë arsye apo interes që bie në kundërshtim me vullnetin e shoqërisë dhe parimet e mia etike” – deklaroi ai.
Ndërsa Grida Duma, e cila ka ardhur duke e ashpërsuar tepër gjuhën, fajësoi direkt Lulzim Bashën për dështimin e PD- së zgjedhjet e 6 marsit.
“Është dëshpërues rezultati, në një menyrë apo një tjetër i papritur. Pa diskutim duhet të merren vendime të rëndësishme dhe përgjegjësi duke përfshirë edhe kryetarin e partisë”, – ishte mesazhi i saj.
“Ditë e tmerrshme”, – e quajti Ervin Salianji rezultatin e PD në zgjedhjet e 6 marsit.
I pyetur nëse Basha duhet të mbajë përgjegjësi për dështimin, Salianji tha: “Pa diskutim”, ndërsa një ditë më pas e goditi shumë fort. Lapsi.al
Lista e deputetëve që i kishin mbetur Bashës pas ndarjes me “Foltoren” dhe me të zezë ata që kanë dalë kundër tani
Qarku Berat
Kasëm Mahmutaj
Tomorr Alizoti
Qarku Dibër
Xhelal Mziu
Kreshnik Çollaku
Dhurata Tyli(Çupi)
Qarku Durrës
Merita Bakiu
Ferdinant Xhaferaj
Andia Ulliri
Qarku Elbasan
Gazment Bardhi
Flutura Açka
Lefter Gështenja
Dashnor Sula
Eugen Isaj
Zheni Gjergji
Qarku Fier
Enkelejd Alibeaj
Eralda Bano(Tase)
Saimir Korreshi
Nustret Avdulla
Ilda Dhori
Qarku Kukës
Flamur Hoxha
Qarku Lezhë
Agron Gjekmarkaj
Lindita Metaliaj
Kastriot Piroli
Elda Hoti
Qarku Shkodër
Helidon Bushati
Emilja Koliqi
Ramadan Likaj
Greta Bardeli
Zef Hila
Qarku Vlorë
Ina Zhupa
Fation Veizaj
Arbi Agalliu
Qarku Tiranë
Lulzim Basha
Jorida Tabaku
Grida Duma
Orjola Pampuri
Qarku Korçë
Ervin Salianji
Bledjon Nallbati
Seladin Jakupllari