Lagjja e Muhaxherëve në Prishtinë është mbushur me tym, si shkak i ngrohjes me qymyr.
Tymi është shkaktuar, pasi sot kanë rënë temperaturat dhe banorët kanë filluar ngrohjen me qymyr.
Pamjet janë shpërndarë nga faqja Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë, ku banorët thonë se kanë lajmëruar rastin në polici.