Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaNgrihet aktakuzë kundër kryetarit të Kllokotit lidhur me zgjedhjet e 14 shkurtit

Ngrihet aktakuzë kundër kryetarit të Kllokotit lidhur me zgjedhjet e 14 shkurtit

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj kryetarit të Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Prokuroria Speciale

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurit me inicialet B.D., lidhur me zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Speciale njofton se aktakuzën e ka ngritur kundër të pandehurit B.D, Kryetar i Komunës së Kllokotit, për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’’ e paraparë dhe sanksionuar me nenin 210  të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments