Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaNgordhin 500 mijë pula në Durrës, dyshohet për grip shpendësh

Ngordhin 500 mijë pula në Durrës, dyshohet për grip shpendësh

Gripi i shpendëve dyshohet se ka prekur pularitë e mëdha në Durrës. Më shumë se 500 mijë pula kanë ndodhur ditët e fundit, duke shkaktuar panik për përhapjen e gripit të shpendëve.

Gazetari Leonidha Musai bën me dije se 3 prej kompanive më të mëdha në qytetin bregdetar iu kanë ngordhur të gjitha pulat.

Deri tani analizat thonë se ka të bëjë me sëmundjen e laringotrakeit infektiv. Nuk është ende e qartë se cili variant i virusit po qarkullon, por dyshohet se po dëmton rrugët e frymëmarrjes së shpendëve.

Disa ditë më parë ka qenë i ftuar në ABC Live, drejtori i zonave të Mbrojtura në Korçë, Iljon Thanasi, i cili ka dhënë detaje në lidhje me përhapjen e gripit të shpendëve në Prespë në anën Greke.

Thanasi tha se deri më 10 mars nuk ishte konfirmuar asnjë rast i pelikanëve të sëmurë apo shpendëve të tjerë.

Por në rast se do të ndodhte ai tha se janë të rrezikuar dhe se banorët duhet që të bëjnë kujdes.

Tutje ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos prekin me dorë asnjë shpend të ngordhur që mund ta shohin në liqen, por të njoftojnë menjëherë autoritetet përkatëse.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments