Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaNgjarjet e rëndësishme që Kurti e Osmani ia lanë në dorë Gërvallës

Ngjarjet e rëndësishme që Kurti e Osmani ia lanë në dorë Gërvallës

Kohëve të fundit, pala ndërkombëtare ka shpeshtuar thirrjet drejt Kosovës dhe Serbisë që këto dy shtete t’i kthehen dialogut dhe që ky proces të vazhdojë në mënyrë që një marrëveshje përfundimtare që do krijonte normalizim raportesh mes dy vendeve, të arrihet sa më shpejt.

Në këtë vijë, si Kosova edhe Serbia, përkatësisht liderët e të dy vendeve kanë pasur takime të shumta me delegacione ndërkombëtare, si me senatorët amerikane, po ashtu edhe me të dërguarit special për çështje të Ballkanit, po ashtu amerikan, të cilët kanë përsëritur që procesi i dialogut duhet të përfundohet sa më shpejt më një marrëveshje përfundimtare,

Karshi këtyre takimeve më zyrtarë amerikan, edhe Përfaqësuesit Special nga kontinenti i vjetër, Evropa, kanë intensifikuar bisedat dhe takimet me liderët Ballkanik.

Shembuj nga ky rasti i fundit janë, darka jo formale e organizuar nga Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, por edhe vizita e emisarit special gjerman për çështje të Ballkanit, Manuel Sarrazin.

Ndryshe nga vizitat me senatorët dhe të dërguarit special amerikan, Kurti, nuk është takuar dhe as nuk ka marrë pjesë në takimin apo darkën joformale të organizuar nga Borell, kësisoj, duke i anashkaluar këto takime.

Edhe pse Kurti po qëndron për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këto dy ngjarje, ajo e darkës jo formale, por edhe vizita e Sarrazin, shihen si dy momente ku Kurti është dashtë të jetë pjesë e tyre.

Kjo bindje forcohet edhe më shumë kur sheh takimet që Kurti ka pasur në Amerikë deri tani. Takime të cilat nuk kanë qenë me zyrtarë apo udhëheqës të një niveli të lartë amerikan, por me përfaqësues të kompanisë Microsoft, të kompanisë UBER, me përfaqësues të rrjetit social Linkedin, por edhe më një hoxhë të komunitetit shqiptar në Dallas. Megjithatë, për dallim nga takimet e mëhershme, sot i pari i qeverisë është takuar për herë të parë me një politikan, e që është takimi me guvernatoren e Iowas.

Pavarësisht që Kurti u bëri këtyre dy momenteve, prapë së prapë të dyja u realizuan.

Darka jo formale vijoi ashtu siç u planifikua, ku përfaqësuese e Kosovës ishte Ministrja e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla, pavarësisht se kjo darkë ishte për liderët kryesor të shteteve, presidenti dhe kryeministra. Diçka që kuptohet edhe nga përfaqësimet që ju bënë shteteve tjera, ku të gjithë ishin kryeministra dhe presidentë.

Vetë Borell, para kësaj darke ka deklaruar se ai do të flasë me liderët e Ballkanit Perëndimor si anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian.

“Dua të diskutoj me partnerët tonë më të ngushtë, 6 liderët ballkanikë përfaqësojnë partnerët tanë më të afërt, dhe jo vetëm nga pikëpamja gjeografike. Unë jam duke folur me ta si anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian, për të diskutuar se si mund t’i trajtojmë së bashku pasojat e kësaj lufte. Ballkani Perëndimor është pjesë e jona, është pjesë e gjeografisë sonë, dhe ne do të veprojmë së bashku për të përballuar veprimet përçarëse të Rusisë”, kishte deklaruar Borell.

Përveç Borrell, është edhe emisari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, i cili është duke qëndruar për një vizitë në Kosovë.

Ai, gjatë ditë së djeshme ka vizituar Manastirin e Deçanit, nga ku është deklaruar se trashëgimia kulturore e Deçanit është pjesë e rëndësishme e Kosovës multietnike.

Ndërsa sot, Sarrazin, është takuar me Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e pas tij, edhe me ministren Gërvalla.

Pas takimit të tij me Gërvallen, Sarrazin, ka deklaruar se Gjermania e ka urgjentisht që të ndodhë liberalizimi i vizave dhe kjo jo vetëm që Kosovë është e barabartë por edhe sepse është një lajm i mirë për tërë rajonin.

“Ne e dimë se në këtë vend kemi mjaft vështirësi lidhur me vendimet strategjike, ne kemi nevojë urgjentisht që të ndodhë liberalizimi i vizave, jo vetëm si sinjal që Kosova është e barabartë, por është lajm i mirë edhe për rajonin. Gjermania është e qartë në këtë pozicion. Ne flasim me partnerët tanë, u tregojmë se të gjitha kriteret janë arritur. Sa i përket Këshillit të Evropës, Gjermania e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe normalisht kërkon që të bëhet pjesë e të gjitha institucioneve evropiane”, tha ndër të tjera Sarrazin.

Në anën tjetër, Kurti, vazhdon takimet e tija të ndryshme, i cili pak me herët ka bërë të ditur se prej qëndrimit në Dallas, ai do të shkojë për në Iowa, për të vazhduar më pas për në Chicago, Michigan, Boston, New York, Washington DC.

Se kë do ta takoi Kurti gjatë këtyre vizitave të ardhshme dhe se a do të ketë takime të një niveli më të lartë, kjo mbetët të shihet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments