Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Devoll ditën e sotme. Një fëmijë 2-vjeçar, nga fshati Sul, ka ndërruar jetë pasi ka pirë gabimisht raki.
Në kohën kur nëna kryente punët e shtëpisë, i mituri ka marrë një bidon gjysmë litër që e ka menduar se ka qenë me ujë, por ka qenë me raki. Sipas mjekëve, rakia i ka bllokuar rrugët e frymëmarrjes, duke i sjellë vdekjen.
Nëna e ka gjetur të shtrirë në dysheme dhe e ka çuar menjëherë në spital, por fatkeqësisht fëmija ka ndërruar jetë në banesë