Monday, November 25, 2024
HomeLajmeNga viti 2010 në Ministri, Kutllovci u përjashtua nga Rozeta Hajdari për...

Nga viti 2010 në Ministri, Kutllovci u përjashtua nga Rozeta Hajdari për shkak të “kontratës sekrete”

Ermal Kutllovci është përjashtuar nga pozita e zyrtarit në Ministrinë e Tregtisë që drejtohet nga Rozeta Hajdari. Kutllovci ishte i punësuar në këtë ministri që nga viti 2010.

Por Kutllovci e ka kritikuar këtë përjashtim, duke thënë se bëhet fjalë për parregullsi të brendshme.

Ai në emisionin “Pressing” të T7, ka përmendur kontratën për rezervat shtetërore dhe mënyra sesi është klasifikuar si “kontratë sekrete”.

”Më datën 23 shkurt 2022, Qeveria ka ndarë 10 milionë euro për blerjen e produkteve të rezervave shtetërore, ky vendim është pasuar nga një vendim tjetër të Qeverisë për përjashtim të procedurave të prokurimit publik duke e klasifikuar lëndën e kontratës si sekret, bazuar në ligj, por nuk çeken dispozitat ligjore”.

“Ajo çfarë është e vërtetë është ligji për rezervat shtetërore e ka të rregulluar sipas nenit 19 dhe 20, që thotë se procedura për blerjen e çdo artikulli bëhet përmes procedurave të hapura të prokurimit publik. Nëse kontrata e prokurimit është me vlerë të madhe publikimi i kontratës publikohet edhe në gjuhën angleze në një revistë apo gazetë prestigjioze”, ka thënë ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments