Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka shpjeguar mënyrën se si mund të aplikohet për shtesat prej 170 euro për lehonat dhe shtesat prej 10-20 euro për fëmijët.
Apikimi duhet të bëhet në platformën e-Kosova.
Për mbështetje mund të aplikojnë të gjitha lehonat që kanë lindur fëmijën pas datës 1 gusht 2021 dhe që janë të moshës mbi 18-vjeç.
Ndërsa, për të përfituar nga shtesat e fëmijeve, që nga sot mund të aplikohet në eKosova.
Nga këto shtesa mund të përfitojnë të gjitha nënat që kanë lindur fëmijën në vitin 2020 apo 2021.
Nga 1 janari 2022, aplikimi do të hapet edhe për fëmijët që kanë lindur në vitin 2018 e tutje, dhe njësoj do të zgjerohen grupmoshat e fëmijëve që përfitojnë, çdo 6 muaj, derisa të mbulohen të gjitha moshat nën 16 vjeç.
Për fëmijët 0-24 muaj, shtesat do të jenë 20 euro/muaj, kurse nga 24 muaj deri në 16 vjeç, nga 10 euro/muaj.