Thursday, November 21, 2024
HomeLajmeKosovaNga kabineti i Kurtit aktivizohet tema e Luginës, Sinani: Duam të drejta...

Nga kabineti i Kurtit aktivizohet tema e Luginës, Sinani: Duam të drejta si serbët e Kosovës

Në një kohë kur presioni ndërkombëtar drejt Kosovës është rritur sa i përket themelimit të Asociacionit dhe kur po kërkohet me të madhe suspendimi i Rregullores së re të BQK për punën e dinarit për shkak të ndikimit që ka tek serbët lokalë, këshilltarja e kryeminsitrit Albin Kurti për Luginën e Preshevës ka denoncuar Serbinë për qasjen destruktive dhe mosrespektimin e marrëveshjeve të arritura për përmirësimin e jetës së shqiptarëve të Luginës. Sinani po kërkon reciprocitet në të drejta me serbët e Kosovës.

Këshilltarja e kryeministrit Albin Kurti për Luginën e Preshevës, Ardita Sinani, ka bërë një shkrim të gjatë në profilin e saj në ‘facebook’, ku ka listuar ato që sipas saj janë veprimet e shtetit të Serbisë në disfavor të shqiptarëve që jetojnë në Luginë dhe mos respektimin e marrëveshjeve që janë arritur për përmirësimin e kushteve të jetesës të shqiptarëve atje,.

Sinani ka thënë se Vuçiq ka bllokuar dialogun me të zgjedhurit e Luginës, zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese për integrimin e shqiptarëve të Luginës dhe zhvillimin socio-ekonomik të asaj pjese dhe se gjithashtu ka margjinalziuar organin qeveritar për Luginën e Preshevës dhe ka përjashtuar shqiptarët nga pushteti në Medvegjë, shkruan Express.

“Serbia nuk ka zbatuar qëllimet thelbësore të marrëveshjeve të miratuara prej saj për Luginën e Preshevës, siç janë: integrimi, rimëkëmbja e shpejtë ekonomike, kthimi i popullatës së zhvendosur dhe çmilitarizimi i rajonit nga ana e njësive speciale të sigurisë.

Krahas obligimeve kushtetuese dhe ligjore, si dhe obligimeve të cilat imponohen nga marrëveshjet tanimë të njohura ndërkombëtare; Serbia ka marrë ndaj Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës edhe obligime të posaçme me tri dokumente të veçanta, të cilat janë miratuar nga ana e organeve ekzekutive dhe legjislative republikane”, ka shkruar Sinani.

Sinani ka numëruar edhe tri marrëveshje që janë miratuar nga vetë organet e Republikës së Serbisë dhe që po shkelen nga Qeveria e Bërnabiq.

“I. – “Plani dhe programi për zgjidhjen e krizës në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë”. I miratuar nga ana e Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Qeverisë së Republikës Federative të Jugosllavisë në shkurt të vitit 2001, njohur me emërtimin e tij të popullarizuar: “Plani i Çoviqit”

Ky Plan dhe Program buron si produkt i “Deklaratës për çmilitarizim” të firmosur nga Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB) dhe NATO, të njohur si “Marrëveshja e Konçulit”

II. – “Marrëveshja mbi parimet e riorganizimit të Trupit Bashkërendues për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”, nënshkruar më 2009 nga kryetari i Trupit Bashkërendues dhe Minsitri Millan Markoviq, deputeti Riza Halimi dhe Shefi i Misionit të OSBE-së në Serbi, Hans Ola Urstad.

III. – “Plani Shtatëpikësh” miratuar nga ana e Qeverisë së Republikës së Serbisë më 4 qershor 2013. Ky Plan miratohet nga Qeveria e Serbisë pas heqjes së lapidarit kushtuar ish-luftëtarëve të UÇPMB-ës para objektit të komunës së Preshevës”, janë tri marrëveshjet që ka përmendur këshilltarja e Kurtit.

Sinani tutje ka thënë se as Programi i vitit 2001 dhe as Marrëveshja për Riorganizimin e Trupit Bashkërendues të vitit 2009 dhe as “Plani Shtatëpikësh” s’kanë dhënë rezultat minimale në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve në Luginë të Preshevës dhe sipas saj kjo dëshmon për autoritarizmin e pushtetit në Serbi dhe politikën hegjemonisë serbe.

“As Programi nga viti 2001, as Marrëveshja për Riorganizimin e Trupit Bashkërendues i vitit 2009, e as “Plani Shtatëpikësh” nuk dhanë as rezultatet minimale në përmirësimin e pozitës  së shqiptarëve të Luginës.Natyrisht. Ky është pushteti i tyre autoritar. Kjo është politika e tyre hegjemoniste.Kundër integrimit të serbëve në Kosovë.Kundër integrimit të shqiptarëve në Serbi.

Kundër bashkejetesës së serbëve me shqiptarët në Republikën e Kosovës.Për një Serbi, një Luginë të Preshevës, pa shqiptarë.Një politikë kundër paqes midis Kosovës dhe Serbisë. Midis shqiptarëve dhe serbëve.Pikërisht që mos të ndodhin zgjidhje të tilla të njëanshme e asimetrike që thellojnë krizën dhe konfliktin duhet të përfshihet Lugina e Preshevës në të gjitha skenarët e mundshëm.

Kërkojmë reciprocitet në të drejta me serbët e Kosovës”, ka shkruar Sinani./GazetaExpress/

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments