Të gjithë shoferët obligohen që nga e hëna t’i kenë pajisjet dimërore. Në të kundërtën do të pasojnë gjobat.
Sipas Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, nga 15 nëntori deri më 15 mars, automjetet dhe bashkësitë e mjeteve që marrin pjesë në trafikun rrugor duhet t’i kenë pajisjet dimërore.
Kushdo që nuk e respekton këtë rregull, gjobitet me gjobë prej 40 euro.
“Dënohet për kundërvajtje, me gjobë prej dyzet (40) eurosh, shoferi i mjetit i cili vepron në kundërshtim me dispozitat e paragrafëve 1. ose 2. të këtij neni”, thuhet në këtë ligj.