Pas “Ballkonit të Hapur”, Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar edhe për një organizim tjetër për mërgimtarët.
Këtë të shtunë, kjo parti do të mbajë “Ndejën e Shtalbave” në Ferizaj.
Kjo ndejë do të mbahet me fillim nga ora 17:00.
Njoftimin për këtë event e ka shpërndarë edhe deputeti i Vetëvendosjes, Enver Haliti.
Aty bëhet e ditur se do të marrin pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, ministrat dhe deputetët e kësaj partie.
“Bisedat, këngët e bukura shqipe, ushqimet tradicionale, lojërat e argëtimi do të na shoqërojnë në këtë takim. Ndejën do t’a bëjë madhështore prezenca e KRYEMINISTRIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS z ALBIN KURTI, MINISTRAVE/EVE TË QEVERISË dhe DEPUTETËVE/EVE të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, thuhet në njoftim./Express