Ministria e Financave dhe Ministria e Arsimit kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi që u mundëson të rinjve t’i rrisin njohurisë në fushën e teknologjisë informative.
“Përmes këtij bashkëpunimi, do të mbështesim 2 mijë maturantë me kuponë që mbulojnë shpenzimet për ndjekjen e kurseve në fushën e teknologjisë informative dhe nxënien e aftësive dixhitale. Mbështetja do të jetë deri në 600 euro për secilin përfitues, dhe do të shtrihet në të gjitha shkollat e vendit”, është shprehur ministry Hekuran Murati, transmeton Klankosova.tv.
Përfituesit do të mund të zgjedhin kursin që u intereson ta ndjekin, dhe do të mbulohen:
– 200 euro shpenzime të ndërlidhura
– 300 euro rimbursim për koston e kursit, dhe
– 100 euro shpërblim me rastin e kompletimit me sukses të kursit.