Në një postim në Facebook, kompania njofton se çmimi prej 1.95 euro për litër do të jetë në gjithë Kosovën.
Ndryshe, edhe kryeministri Kurti ka kritikuar sot shtrenjtimin e vajit duke e vlerësuar si më të lartin në botë dhe të paarsyeshëm.
Madje, ministrja Albuelna Haxhiu ka kërkuar Prokurorisë hetim për këtë çështje.
Njoftimi i plotë i kompanisë:
Njoftim i rëndësishëm!
Viva Fresh Store ka vendosur që ta subvencionojë çmimin e vajit në të gjitha pikat e saja në krejt Kosovën! Nga SOT, çmimi i vajit do të jetë 1.95 cent!
Po ashtu, edhe çmimi i bukës vazhdon të subvencionohet dhe mund ta gjeni për vetëm 30 cent!
JU faleminderit!