Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaNesër vazhdon seanca plenare, pritet shqyrtimi i projektligjeve për pagë minimale

Nesër vazhdon seanca plenare, pritet shqyrtimi i projektligjeve për pagë minimale

Kuvendi i Kosovës, ka njoftuar se do të vazhdojë nesër seancën plenare për të shqyrtuar pikat e mbetura nga seanca e kaluar.

Përmes një komunikate për media tregohet se pikat që do të diskutohen përfshijnë zgjedhjen e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, por edhe zgjedhja e tre anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

“Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-076 për mbrojtjen e sekreteve tregtare, 6. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve tjera joshumicë, 7. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, ndër pikat që do diskutohen janë edhe, shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, por edhe debat parlamentar për punën e Qeverisë së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj.

“Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. Debat parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj”, shtohet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 14 dhe 19 prill 2022:

  1. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-130 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare, 4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-139 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e zhvillimit të impiantit të ujërave të zeza në Mitrovicë, 5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-140 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për projektin e trajtimit të ujërave të zeza në

Mitrovicë, 6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-141 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”, 7. Debat parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.

II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 28 prill 2022:

  1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-076 për mbrojtjen e sekreteve tregtare, 6. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve tjera joshumicë, 7. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, 8. Formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 5 maj 2022:

  1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës, 5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. 6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, 7. Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, 8. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar, 9. Debat parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments