Pritjes i erdhi fundi. Pas ndeshjeve interesante të Superligës, të martën do të fillojë edicioni i ri në Superligën e Kosovës.
Sfida hapëse është ndërmjet Dritës dhe Sigal Prishtinës, takim që zhvillohet nesër nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Gjilanasit këtë edicion kanë siguruar elitën në basketbollin e Kosovës, kurse prishtinasit janë skuadra më e trofeshme në basketbollin e Kosovës dhe në këtë edicion kanë ambicie më të mëdha se atë të kaluar, edhe pse edicionin e kaluar fituan Kupën dhe Superkupën. Këtë të fundit e fituan me lojtarë vendorë.
Takimet në elitën e basketbollit zhvillohen pa shikues dhe me masa strikte, për shkak të pandemisë me Covid 19.
XHIROJA I
E martë
19:00 Drita – Sigal Prishtina
E mërkurë
17:00 Trepça – Golden Eagle Ylli
19:00 Prizreni 16 – Rahoveci
E enjte
19:00 Peja – Bashkimi