Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeNesër mbahet "TAKIMI i MADH i ANAMORAVËS, 2024"

Nesër mbahet “TAKIMI i MADH i ANAMORAVËS, 2024”

“Gazeta e Alpeve” në bashkëpunim me Lidhja Shqiptare në Botë neser organizon
“TAKIMI i MADH i ANAMORAVËS, 2024” data 5 tetor 2024, e shtune, ora 10.00 në sallen “Sun Garden Events” në “Vali Ranch Resort & Congress Center” Gjilan – Republika e Kosovës.

 

 

Në “Takimi i Madh i Anamoravës” do të marrin pjesë mbi 400 të Ftuar Nderi (personalitete diplomatike, akademike, të biznesit, tw sistemit bankar, tw politikws, tw kulturws e artit, tw mwdiave, etj.) nga komuna të Rajonit etno-historik e gjeo-fizik të Anamoravës në trekëndëshin ndërkufitar në tri shtete: Republika e Kosovës (Gjilani, Kamenica, Ferizaj, Viti, etj.); Lugina e Preshevës (Bujanoc, Preshevë, Medvegjë etj.); Republika e Maqedonisë së Veriut (Kumanova, Likova etj.), nga i gjithë Rajoni Ballkanik Shqiptar (Kosova- Shqipëria- Maqedoni e Veriut-Lugina e Preshevës e Sanxhak- Mali i Zi), Ballkani Perëndimor, Europa, Amerika, Australia, Kanadaja etj.

 

Fjalën e Hapjes së Takimit do ta mbajnë biznesmeni filantrop, shqiptaro-amerikani Ramiz Tafilaj (nga Teksas-SHBA dhe Kosova), Kryetar i Këshillit Kombëtar Organizativ i Takimit; Drejtor i Përgjithshëm i “Gazeta e Alpeve”; Antar i Bordit Këshillues të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë; i dekoruar nga Presideni i Amerikës, Presidenti i Shqipërisë, mik i kahershëm i Presidentit Amerikan Bajden dhe bashkëpunëtor i afërt i Presidentit te Kosovës Rugova; etj.

 

Temën e parë të Takimit: “Shekulli 21, Shekulli i Shqiptarëve”

– do ta referojnë Prof. dr. Ksenofon Kristafi  (Tiranë): Këshilltar i Jashtëm i Presidentit të Republikës së Shqipërisë; Dekan i Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Humane në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë; Kryetar i Lidhjes Shqiptare në Botë, për Shqipërinë; ish Ambasador dhe Përfaqësues i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në Zyrën e OKB-së, në OBT dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare me seli në Gjenevë (Austri);  ish Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë; Anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë (2004-2011), i vlerësuar në rrethe intelektuale të jurispodencës dhe të diplomacisë si “Juristi më i mirë i të Drejtës Ndërkombëtare në shtetet e trojet shqiptare”.

 

Temën e dytë të Takimit: “Mbi mundësitë e zhvillimit ekonomik në Trojet Shqiptare”,

do ta mbajnë Personaliteti Kombëtar Shqiptar, Lazim Destani, Tetovë- Maqedoni e Veriut/ Gjermani; Sipërmarrës, investitor, filantrop, mbështetës entuziast i Popullit Shqiptar dhe i vendeve të Ballkanit në përgjithësi; Antar i Këshillit Kordinues të Diasporës Shqiptare. President Nderi i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare; Kryetar Nderi i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Botë; i vlerësuar në publikime të ndryshme në masmedia, si shqiptari më i pasur në Botë, pasi thuhet se Z. Destani me Familjen e Tij kanë mbi 6 miliardë Euro pasuri të përgjithshme.

 

Temën e tretë të Takimit: – Pse po ikim…?! 

(për ikjen e trurit nga Shqipëria, nga trojet etnike të saj), një analizë psiko-sociale, që do të mbajë Akad. Prof. dr. Mentor Petrela, (Shqipëri-Kosovë): Antar i Akademise së Shkencave dhe Arteve të Republikës së Kosovës; i renditur ndër “100 Neurokirurgët më të shquar nga bota” (në “World Academy of Neurological Surgery”); Anëtar i Federatës Botërore të Neurokirurgjisë (World Federation of Neurological Surgery); Antar i Asociacionit Evropian të Shoqatave të Neurokirurgjisë (European Assotiation of Neurological Societies); ka mbajtur ligjërata në Universitetet e Parisit, të Milanos, të New York, të Gjenevës etj.; shef i neurokirurgjisë në Spitalin Amerikan të Tiranës; vlerësohet mjeku më i madh shqiptar i neuro-kirurgjisë shqiptare, një mjek i formatit ndërkombëtar.

 

“Takimin e Madh të Anamoravës, 2024”

do ta përshendesin nga treva anamoravase: Kryetari i komunës së Gjilanit në Kosovë, Z. Alban Hyseni (vendi mikpritës), kryetarja e komunës së Preshevës në Luginën e Preshevës, Ardita Sinani; kryetari i komunës së Likovës në Maqedoninë e Veriut, Z. Erkan Arifi.

 

Në emër të Organizatës “Lidhja Shqiptare në Botë” do të flasin në Takim, kryetari i saj (LSHB), juristi e mediatori Nazmi Jakurti- Nënkryetar i Parë i Këshillit Kombëtar Organizativ i “Takimit të Madh të Anamoravës, 2024”.

 

Mikpritësi dhe Donatori Premium (i Përgjithshëm, Kryesor: për Sallen e Takimit, për Drekën e Takimit etj.) i “Takimit të Madh të Anamoravës, 2024”, afaristi e filantropi Fehmi FETAHI i Gjilanit, Pronar dhe CEO i Kompleksit “Vali Ranch Resort & Congress Center” në Gjilan; President i Bordit të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër; “Qytetar Nderi” i komunës Gjilan; Kryetar i Këshillit Kombëtar të Lidhjes Shqiptare në Botë (LSHB) etj. dhe, ndër Shqiptarët e Zvicres, investitori më i madh në Republikën e Kosovës, do t’i drejtohet Takimit me një Përshendetje të veçantë edhe me rastin e nderimit të tij e të resortit, me Mirënjohje, me Çmimin e Madh “Mikpritja Shqiptare”.

 

Në “Takimi i Madh i Anamoravës, 2024” do të ketë pershendetje edhe nga personalitete të shquara nga Rajoni Ballkanik Shqiptar, Ballkani Perëndimor, Europa, Amerika, etj.

 

Ndër pikat muzikore të Takimit do të jenë: këngtari, përndryshe: tenori shqiptar i përmasave ndërkombëtare, Shkodran Tolaj– ish Drejtor i Ansamblit Shtetëror të Këngëve e Valleve Shqiptare në Shkup; Ansambli i Këngëve e Valleve “Gjilani” në komunën e Gjilanit; këngtarja e mirënjohur Besiana Mehmedi, prof. ord, Kosovë-Maqedoni e Veriut; këngtari i njohur i këngëve epike, Skënder Hasi nga Drenasi i Kosovës, etj.

 

Në “Takimi i Madh i Anamoravës, 2024” do të ndahen edhe Mirënjohje, Tituj e Çmime të ndryshme për personalitete të të gjitha fushave dhe nga e gjithë bota, për angazhimet, kontributet e arritjet e tyre.

 

Moderatorë të “Takimit të Madh të Anamoravës, 2024” do të jenë: dr. Eni Çobani, juriste, pedagoge, personazh i shquar televiziv shqiptar në Programin “E Diela Shqiptare” në televizionin kombëtar, TV Klan, në Tiranë, ku prezanton rubrikën “Shihemi në gjyq”, veprimtare e shquar për të Drejtat e Njeriut, si dhe juristi e mediatori Nazmi Jakurti në Zvicër.

 

Fjalën e mbylljes së Takimit do ta ketë gazetari, studiuesi, poeti, veprimtari i Shoqwrisw Civile, botuesi, Ramiz Lushaj, kryeredaktor i “Gazeta e Alpeve”- media Rajonale- PanShqiptare-NdërBallkanike- EuroAtlantike; Drejtor Ekzekutiv i Qëndres Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike (Tiranë-Prishtinë)  dhe Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Kombëtar Organizativ i “Takimit të Madh të Anamoravës, 2024”.

 

Organizatorë të “Takimit të Madh të Anamoravës, 2024” janë: “Gazeta e Alpeve”- media Rajonale- PanShqiptare-NdërBallkanike- EuroAtlantike (Shqipëri, Republika e Kosovës, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Lugina e Preshevës e Sanxhak, Mërgata Shqiptare në Botë) në bashkëpunim me “Lidhja Shqiptare në Botë” (LSHB).

 

“Takimi i Madh i Anamoravës, 2024” ka të ngritur një Këshill Kombëtar Organizativ me 11 antarë; ka Flamurin e vet, ka Logon e vet, ka Vulen e vet, ka ka formatin e vet të Mirënjohjeve etj., çka do të thotë se në vetvete është një institucion, vetvepron në mënyrë institucionale.

 

Për nga pjesmarrja e figurave të mirënjohura: diplomatë, akademikë, biznesmenë, politikanë, shkrimtarë, artistë, gazetarë, të shoqërisë civile etj. “Takimi i Madh i Anamoravës, 2024” është cilësuar në rrjete sociale e gjithandej edhe si “Takimi i Kolosëve”.

 

Të Ftuarit e Nderit në “Takimi i Madh i Anamoravës, 2024” e kanë mision të tyre fisnik e human sjelljen me vehte të Librave-Dhuratë (libra të rinj, të viteve të fundit) për Fëmijët e Shkollave Shqipe (fillore e 9-vjeçare), për bibliotekat e shkollave, në Luginën e Preshevës (Bujanoc, Medvegjë, Preshevë) dhe në komunat Likovë e Kumanoë në Rajonin Verilindor të Maqedonisë së Veriut.

 

Këshilli Kombëtar Organizativ i “Takimit të Madh të Anamoravës, 2024”

 

Kryetari i Këshillit

Ramiz TAFILAJ

 

Nënkryetar i Parë i Këshillit

Nazmi JAKURTI

 

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit

Ramiz LUSHAJ

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments