Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Prishtinë.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar mashkull, pasi që i njëjti ka sulmuar babain dhe motrën e tij të cilëve u ka shkaktuar lëndime.
Për pasojë, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.