Sunday, November 17, 2024
HomeLajmeKosovaNënshkruhet kontrata për ankandin e parë solar të Kosovë 100 MW, –...

Nënshkruhet kontrata për ankandin e parë solar të Kosovë 100 MW, – investim në vlerë mbi 70 milionë euro

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka bërë të ditur se kanë nënshkruar kontratën e zhvillimit të projektit të ankandit të parë solar prej 100 MW me konsorciumin “Orllati’, të përbërë nga Orllati Groupe nga Zvicra, Holdigaz nga Zvicra, ZPV nga Gjermania dhe Jaha Solar nga Kosova.

Rizvanolli në një postim në Facebook shkruan se ky investim prej mbi 70 milionë euro, nuk do të ishte i mundur pa iniciativën e vullnetin e Avni e Destan Orllati, ndër ndërmarrësit më të suksesshëm e respektuar në Zvicër.

“Shembujt si ky demonstrojnë më së miri se sa me fat është shteti i Kosovës që ka një mërgatë të suksesshme e të fuqishme, të gatshme për të kontribuar në zhvillimin e vendit dhe marrëdhëniet mes vendlindjes dhe shteteve ku jetojnë.

Me një qeverisje të pastër, ambient të të bërit biznes gjithnjë më fer, e me zhvillim të shpejtë ekonomik, Kosova po bëhet vend ku mërgata ynë, por jo vetëm, po rikthen besimin për të investuar. Kosova është e tyre po aq sa e yni, dhe është koha që ata Kosovën ta shohin edhe si vend të sigurt e tërheqës për investime, me përfitime të dyanshme”, shkruan ajo.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments