Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me nënsekretaren e shtetit, Victoria Nuland si dhe me zyrtarë të tjerë të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Për takimin me Osmanin, ka shkruar edhe nënsekretarja e shtetit, Victoria Nuland në Twitter, duke njoftuar se kanë folur edhe për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.