Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shqipe Mjekiqi, e ka quajtur absurditet dhe veprim të paprecedent përkrahjen e treguar nga Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, ndaj tre kandidatëve të pavarur për deputetë në Shqipëri, Boiken Abazi, Kreshnik Merxhanin dhe Iliaz Shehun.
“Në kohë krize ekonomike, sociale e të pandemisë në vend se të dalë me një strategji për tejkalimin e kësaj situate, Kryeministri Kurti merret me çështjet e brendshme të Shqipërisë duke favorizuar kandidatë për deputetë!”.
“Absurditet e veprim i paprecedent”, ka shkruar Mjekiqi në rrjetin social Facebook.
Kryeministri Kurti së fundmi ka publikuar shkrime në facebook duke bërë fushatë në dobi të kandidatëve të VV’së në zgjedhjet që po mbahen në Shqipëri.
Gjatë ditës gjithashtu është raportuar se ministra e deputetë të VV’së gjenden në Shqipëri edhe pse gastronomia në Kosovë është mbyllur totalisht nga Arben Vitia.
Një ndër vendimet e ministrit Vitia është edhe ora policore që është vendosur nga ora 22:00 deri në 5:00.