Wednesday, February 19, 2025
HomeLajmeKosovaNënkryetari i OVL-UÇK-së, Syla: S’marrim pjesë në organizimet e Qeverisë Kurti –...

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Syla: S’marrim pjesë në organizimet e Qeverisë Kurti – janë koordinuar me Listën Serbe kundër nesh

Nënkryetari Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gazmend Syla, ka folur në lidhje me refuzimin që OVL e UÇK-së ia ka bërë ftesës së qeverisë për pjesëmarrje në organizimet e ditës së pavarësisë.

Syla tha se me Qeverinë Kurti s’kanë pasur bashkëpunim prej se kryeministri Albin Kurti ka ardhur në pushtet dhe sipas, të gjitha kërkesat që ia kanë bërë atij, qoftë për takime dhe qoftë për probleme, ai s’i ka marrur parasysh.

“Prandaj, ne s’e kemi parë të arsyeshme që t’i bashkëngjitemi në këtë organizim Qeverisë së Kosovës, përkatësisht kryeministrit Kurti, i cili ka bërë ftesë që të marrim pjesë në këtë organizim. Për dy apo tri herë radhazi ka dërguar te ne shkresë që t’i bashkëngjitemi këtij organizimi”.

“Ne mendojmë se nuk duhet të bëhemi pjesë e këtij organizimi me Qeverinë Kurti për disa arsye, ku njëra nga arsyet që ka qenë një më e rënda është koha kur Grupi Parlamentar i VV-së në koordinim me Listën Serbe ka votuar që të na përjashtojnë nga paga minimale, neve luftëtarëve të lirisë”, tha Syla në Edicionin Special në Klan Kosova.

Më tej, Syla i përmendi edhe fyerjet që sipas tij, kanë shkuar në drejtim të luftëtarëve qoftë nga ministrat apo edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Ky ka qenë vendimi më i rëndë që e kemi përjetuar nga kjo qeveri, por kemi pasur edhe arsye të tjera plot. Sa ministri e sa deputeti na kanë fyer gjatë gjithë kohës, prandaj s’e kemi parë të arsyeshme që të bashkëngjitemi në këtë organizim”, tha ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments